Shehu: Ballkani i Hapur fatkeqësi për Shqipërinë, PD partia më pro-amerikane në vend

Hënë, 20 December 2021 17:27

 

Deputeti demokrat Tritan Shehu në fjalën e mbajtur përpara protestuesve në protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë, deklaroi se Ballkani i Hapur është fatkeqësi për Shqipërinë.

Shehu thekson se PD asesi nuk mund të jetë parti antiamerikane, duke shtuar se është në fakt partia më pro-amerikane e më pro-perëndimore në vend.

“Ka ngelur vetëm pakti Rama – Vuçiç që ka për qëllim që të sjellë fantazmën e Jugosllavisë së re, do që të sjellë homogjeninë serbe në rajon. Ballkani i Hapur është fatkeqësi për Shqipërinë, nuk do ta lejojmë.

 

Ne jemi këtu që Shqipëria të shkojë drejt rrugës së vërtetë demokratike dhe europiane. PD asesi nuk mund të jetë antiamerikane, sepse që kur lindi ka qenë dhe është pro-amerikane, pro europiane, kemi qenë e do jemi. PD është partia më pro-amerikane, më pro-europiane dhe më pro-perëndimore”, deklaroi Shehu

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...