Berisha: Jemi shumicë e jashtëzakonshme. Kjo, opozita më e fortë që nga '91

Hënë, 20 December 2021 18:08

 

Lideri historik i PD foli për mediat pas protestës madhështore në Tiranë kundër Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiç.

Berisha tha se PD-ja e rithemeluar është opozita më e fortë që nga viti 1991.

 

Gjithashtu ish-kryeministri përcolli një mesazh edhe për ish-udhëheqjen e shkuar të opozitës, të cilët janë sot pakicë.

"Kjo është opozita më e fortë që nga viti 1991. Në rast se Shqipëria është rrokullisur në këtë mënyrë, përgjegjësi pa asnjë diskutim ka edhe udhëheqja e shkuar e opozitës. E cila në asnjë rrethanë nuk dha shembullin dhe nuk priu për të ngjallur shpresën dhe besimin te qytetarët. Kjo ka marrë fund. Ju e patë, një protestë e thirrur në 48 orë. Herën tjetër do të ketë program. Asgjë s'do të na pengojë pa bërë transparencë të plotë për të gjitha lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës me krimin, korrupsionin dhe vjedhjen. 'Ballkani i Hapur' është 'Ballkani i Hapur' për krimin, oligarkët...

E përcaktojnë anëtarët e saj se kush do të jetë drejtimi i PD. PD e rithemeluar është një shumicë jashtëzakonshme. Është grupacioni më i lirë i kësaj toke që nuk e përkul as e mposht dot asgjë. Ky është një revolucion i pandalshëm.

Nëse kjo pakicë vazhdon të mos njohë këtë shumicë dërrmuese, do të mbajë përgjegjësi në mënyrë shembullore. Ajo dhe Edi Rama. Shumicën duhet ta respektosh, nuk mund ta marrësh peng", u shpreh Berisha

***

"Ky uragan nuk ndalet më. Më lejoni ta paralajmëroj Edi Ramën, mos guxo t'i dalësh para. Mos mendo se me pakicë dhe stërpakicë mund të shtypësh shumicën se mjerimi të pret, ne uk ka forcë që në botë që na ndalon në rrugën tonë. Kjo është protesta e parë, ju ftoj të qëndrojmë të vendosur për serinë e pafundme të protestave të tjera, derisa të cclirojmë Shqipërinë nga narkoshteti, të rikthejmë votën, shpresën, të ardhmen për ccdo shqiptar", paralajmëroi Berisha nga podiumi i protestës përpara Kryeministrisë

Modifikuar më E mërkurë, 22 December 2021 12:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...