Kongresmeni Zeldin: Sanksionet për Berishën, hakmarrje nga Soros

Tuesday, 21 December 2021 11:46

 

Kongresmeni republikan amerikan, Lee Zeldin, akuzoi sërish kreun e Departamentit të Shtetit, Antony Blinken se ka vendosur sanksione ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, si hakmarrje për shkak se Berisha ka kundërshtuar ashpër mega-donatorin e demokratëve, George Soros.

Zeldin tha se vendimi për Berishën ishte po ashtu dënim për faktin se ai është besnik ndaj republikanëve të SHBA.

Zeldin ka folur për gazetën e njohur amerikane, Free Beacon.

 

Gazeta shkruan se Zeldin në pozitën e anëtarit të Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve po ushtron presion ndaj Departamentit të Shtetit për muaj të tërë që të ofrojnë prova konkrete se pse Sali Berisha, një aleat i ngushtë i familjes Bush, është i përfshirë në ‘korrupsion të rëndësishëm’, siç tha administrata Biden kur e sanksionoi atë në maj.

 

Administrata e Biden po pengon hetimin e Biden për më shumë se 5 muaj dhe po refuzon t’i japë kongresmenit ‘informacion të besueshëm se Berisha është përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm’. Departamenti i Shtetit nuk ia dha këtë informacion as gazetës Free Beacon.

“Për muaj me radhë, Departamenti i Shtetit i Biden ka refuzuar që të japë një përgjigje reale dhe të detajuar në lidhje me akuzat për ‘korrupsion të rëndësishëm’, të përdorura për të sanksionuar ish-presidentin shqiptar, Sali Berisha, një aleat i dy presidentëve Bush dhe kundërshtar i donatorit të madh të Partisë Demokratike, aktivistit progresist George Soros,” tha Zeldin për Free Beacon

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...