Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit: Basha është vetëm deputet, e shkarkuan 44 mijë anëtarë

E Enjte, 23 December 2021 08:17

 

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD, Mimoza Hajdarmataj ka deklaruar se se Lulzim Basha nuk është më kryetar i partisë Demokratike pasi ishte shkarkuar në referendumin e votuar nga anëtarësia me 44 mijë vota.

Në një dalje për mediat, ajo theksoi se në vitet e lidershipit të Bashës, anëtarët e PD nuk ishin vlerësuar dhe dëgjuar.

“Nëse do ndalem tek situata në PD nuk më pëlqeu fillimi i etiketimit në fillim “me një këmb në varr”. E them se PD sot është më me shpresë sepse kemi rivitalizuar bazën. Sepse kemi dëgjuar drejtpërsëdrejti zërin e anëtarëve të cilët këto vite nën lidershipin e Bashës nuk janë vlerësuar dhe dëgjuar.

 

Përtej optimizmit të madh që unë dua të përcjell, këtë e kemi marrë nga baza me anë të referendumit të realizuar së fundmi ku rreth 44 mijë demokratë votuan për ta shkarkuar Bashën nga posti.

 

Unë kam mbluluar 4 degë të Tiranës dhe jam mahnitur kur kam parë demokratë që vinin dhe votonin. Tani jemi në momentin tjetër që Basha është kryetar i shkaktuar dhe vetëm një deputet, por përpiqet të jetë në atë post me anë të vulës. Por nuk është vetëm kjo që e bën atë kryetar, janë votat e anëtarëve të PD”, tha Hajdarmataj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...