Berisha: Fibra politike e Bashës, mjerane! Kur ky po rritej, Rama e kapi dhe tërhoqi poshtë

E Enjte, 23 December 2021 21:56

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka analizuar hollësisht karrierën politike të Lulizm Bashës, duke renditur një sërë dështimesh dhe skandalesh.

I ftuar në ‘Të Paekspozuarit’, ish-kryeministrit Berisha ka theksuar se Basha nuk vepron si një politikan por si një mjeran i vërtetë përballë problemeve dhe zhvillimeve politike në vend.

Sipas Berishës, në momentin që Basha po rritej në pollet e huaja, Rama e nuhati dhe e kapi duke i premtuar bashkëpunim apo bashëqeverisje, ku në këtë mënyrë e humbi mbështetjen e demokratëve.

 

Rakipi: Inteligjenca e Lulzim Bashës dhe aftësitë e tij politike, çfarë mendimi keni doktor?

 

Berisha: Fibra e tij është mjerane. E them me përgjegjësi të plotë. Ky nuk vepron si politikan po si një mjeran i vërtetë.

Ky ka qenë problem shumë serioz për PD-në. Ky, të ndodhte cfarë të ndodhte, katër vitet e para, ky njeri nuk prononcohej dhe nuk bënte deklarata.

Nga viti 2015, më erdhi një mik nga SHBA, që kishim punuar në fushata dhe më thotë, i bëri pollin (sondazhin) dhe dilte përtokë, thoshte nuk del për shkakun tënd, sepse ti je vokal. Po i thashë unë, por merr këto tre muajt e fundit lexo një portal, numëro deklaratat e tij dhe flasim bashkë. Ky nuk flet, ky nuk del, nuk prononcohet. Më thoshte nuk më lë zyra e shtypit. Zyrën e shtypit e drejton ti. Ky nuk kishte antena!

Kur ndodhi problemi i madh, Pandeli Majko dhe Ilir Meta edhe pse kanë qënë 10 vjet më të vegjël se ky por pra kanë reaguar politikisht përballë problemeve. Por ky mendon vetëm për karrigen e tij.

Rakipi: Kur e kuptove?

Berisha: Dy kanë qënë momentet më vendimtare për të vërtëtën, njëra ishte humbja katastrofale në 2017. Ajo që bëri me listat ishte shkatërruese.

Kur dolën pollet, ky doli 36.2 dhe ishte në rritje, por Rama doli dhe tha ky është djal i mirë. Dhe ngeli vetëm Ilit Meta në opozitë. Dhe unë i them që i ke futur një thikë pas shpine trungut tonë elektoral. Pas rezultatit mizerabël i them zotëri duhet të japësh dorëheqjen. Ai më tha jo. Morëm rezultatin më turpërues sepse ky në një kohë kur po ngjitej, e kapi Rama dhe e uli për të qeverisur bashkë. Pra votuesit tanë e morën vesh dhe nuk e mbështetën më.

Në 2017 ne mbase nuk mund ti fitonim zgjedhjet por Rama nuk e kapte kurrë 50% e kuvendit.

Niçe thotë që detyrë e njeriut është ta tejkalojë vetveten çdo ditë. Prandaj ia them se edhe unë çdo ditë në darkë mendoj se çfarë mund të bëja ndryshe dhe më mirë ditën e nesërme.

Ke të drejtë por unë nuk ndryshoj dot, më thotë. I them nuk ka gjë që nuk e bën njeriu. Mjafton që ta vendosësh objektivin dhe të mundohesh ta arrish. Iku dhe nuk ndryshoi asgjë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...