Berisha paralajmëron Bashën dhe Ramën: Mos luani me të drejtën tonë! Largoni mercenarët nga PD

E Enjte, 23 December 2021 22:54

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar njerëzit e armatosur të Bashës në selinë e PD-së, që të mos bëjnë të fortin pasi është mercenarizëm dhe se nuk ka forcë në botë që kthen pas vullnetin e 44 mijë demorkatëve.

Në emisonin ‘Të Paekspozuarit’, Berisha ka paralajmëruar edhe Ramën që të mos e mbrojë më me njerëz të armatosur Bashën pasi ai nuk është më kryetar i PD-së dhe të mos luaj me kukulla pasi ne jemi në të drejtën tonë.
Berisha: I them atyre që janë brenda selisë së PD-së që mos bëni të fortin e Lulzim Bashës është mercenarizëm. Është e vërtetë që ka pasur persona edhe nga vende të tjera, u bëj thirrje që nuk keni punë në akte mercenare. I them Lulzim Bashës se nuk ka forcë në botë që të kthejë 44 mijë anëtarë që kanë firosur për shkarkimin e tij, nuk ka forcë në botë. I them dhe Ramës se është fakt se e mbron Bashën me njerëz të armatosur, i them se Basha tani nuk është më kryetari i PD-së por një deputet i thjeshtë, Rama të mos luajë me kukulla ne jemi në të drejtën tonë. Një proces i tillë nuk e ka njohur Shqipëria, që të votojnë 44 mijë demokratë apo në atë ditë të acartë që të votojnë 4446 delegatë për shkarkimin e Bashës.

Ramës i duhet Basha se e përdor për marrëveshje në darkat me qilime. Balla dhe Veliaj shkuan me porosi të Ramës dhe kjo nuk ka asnjë dyshim

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...