Kryemadhi: Zoto ka 27 milionë euro evazion fiskal

Premte, 24 December 2021 10:34

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vijuar të publikojë fakte të tjera në lidhje me aferën korruptive të inceneratorëve. E ftuar në emisionin Çim Peka Live, Kryemadhi ka deklaruar se zyrtarë të lartë janë të përfshirë

Denoncimi i bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim me datë 4 mars për aferën e inceneratorëve, që çoi para drejtësisë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, duhet të hetohet deri në fund në mënyrë që të gjithë personat e përfshirë në këtë aferë të dalin para drejtësisë.

Ka qenë kjo kryefjala e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi e cila në emisionin Çim Peka Live, ka bërë publik emrat e zyrtarëve të lartë shtetëror që janë kallëzuar në prokurori si të përfshirë në këtë aferë.

Zonja Kryemadhi tha në emisionin Çim Peka Live, se denoncimet për 3 inceneratorët e Tiranës, Elbasanit e Fierit do vijojnë edhe më tej. Kryemadhi pohoi se do vazhdohet me tabelën financiare apo edhe evazionin fiskal, pasi sipas saj, Klodian Zoto ka 27 milion euro evazion fiskal.
Kryemadhi shtoi më tej se çështja e inceneratoreve nuk është më veç çështje e Shqipërisë, por edhe ndërkombëtare.

Zonja kryemadhi komentoi edhe ngritjen e komisionit hetimor për çështjen e inceneratorëve, për të cilin tha se komisionet hetimore ngrihet për të bëjmë zhurmë dhe për të krijuar një perceptim që po bëhet opozitë si edhe më shumë për të prishur prova se sa për ta zgjidhur problemin

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...