Kur do nxirret Basha nga selia e PD? Sali Berisha shpjegon hapat

Premte, 24 December 2021 10:55

 

Kur do të nxirret Lulzim Basha nga selia e PD? Kjo ishte pyetja që gazetari Ylli Rakipi i drejtoi ish-kryeministrit Sali Berisha në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV.

Berisha tha se Basha duhet të lirojë zyrën në PD, sepse deputetëve nuk u takon zyrë në seli. Ai tha se janë anëtarët ata që do ta shoqërojnë Bashën nga selia, sepse janë "përmbaruesit e vendimit të tyre".

"Anëtarët e PD do ta shoqërojnë (Bashën) njerëzisht jashtë selisë në mënyrë përfundimtare. Ata janë përmbaruesit e vendimit të tyre.

Nuk ka punë Sali Berisha me këtë.

U mblodhëm në protestën e fundit, shumë njerëz kishin dëshirë ta nxirrnin nga selia. Jo thashë, do t'i çohet një shkresë. S’kemi pse humbasim ne seriozitetin. I thamë je deputet, liro ato zyra sepse deputetët nuk kanë zyrë.

Mund të bëhej më shpejt, por i dhamë kohë. Gjithçka është bërë konform rregullave me qytetari. Por a ka mundësi Sali Berisha për ta ndërprerë këtë? Absolutisht jo.

Këtë nuk mund ta ndaloj absolutisht sepse është vendim i anëtarësisë", tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...