Errësira, Kurti fajëson qeveritë e kaluara për energjinë: E lanë Kosovën në terr

Diel, 26 December 2021 13:26

 

Teksa po mbante fjalim në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, kryeministri Albin Kurti foli edhe për krizën energjetike në vend. Për këtë Kurti ia hodhi fajin qeverive të kaluara, duke u shprehur se se e kanë lënë Kosovën në terr.

Kurti tha se e kanë gjetur shtetin përtokë që gjakonte në të gjitha anët ‘e tërësisht i papërgatitur për sfidat e shekullit
Ai tha se në kulmin e problemeve kishim edhe luftimin e vazhdueshëm të pandemisë.

 

Ndërsa, për energjinë elektrike tha se ndjehet i frustruar njësoj sikur qytetarët.

 

‘Në kohën që po e mbajmë këtë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm po përballemi edhe me një sfidë tjetër një krizë energjetike të shkaktuar sa nga faktorë të jashtëm jashtë kontrollit tonë po aq nga mungesa e vizionit për të marrë vendime për të ardhmen nga ata që qeverisën për dy dekada.

Derisa kërkesa për energji është rritur çdo vit, prodhimi nga KEK-u ka mbetur i njëjtë e ndërkohë ka pasur edhe vjedhje edhe vendime te gabuara që e kanë sjellë sektorin energjetik buzë kolapsit. Unë e kuptoj frustrimin e qytetarëve me mungesën e energjisë elektrike, më besoni se edhe unë jam i frustruar, por le të jetë ky një rikujtim për gjendjen në të cilën ata që qeverisën për dy dekada na lanë shtetin sepse si njerëz të territ që ishin që punët i bënin natën e larg syrit të qytetarëve ata s’kishin se si ta lenin Kosovën ndryshe pos në terr, por ajo epokë ka përfunduar.

Rrugëtimi që kemi filluar së bashku është me plot sfida por do të na dërgojë në ditë më të mira’, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Ai tha se vitin që vjen do të dalin me propozime afatgjate për zgjidhjen e problemit të energjisë elektrike.

‘Në botë ka alternativa të ndryshme për prodhimin e energjisë’, tha ai ndër të tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...