Klodian Zoto në kërkim, Edi Rama i jep 600 mln lekë

Tuesday, 28 December 2021 12:48

 

Edhe pse i shpallur në kërkim për pastrim parash dhe korrupsion, Klodian Zoto vijon të thith parat e shtetit me anë të tenderave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Vetëm pak ditë më parë, konkretisht me 15 dhjetor të këtij viti kompania e Zotos ka përfituar një tender disa milionësh sërish për të menaxhuar mbetjet urbane të qytetit të Fierit!

Biznesmeni kontrovers Klodian Zoto është në kërkim nga Prokuroria Speciale SPAK prej datën 14 Dhjetor 2021, si një prej personave kryesorë të përfshirë në ‘aferën e inceneratorëve’.

 

Megjithatë, kjo situatë nuk e ka penguar aspak qeverinë që t’i japë më shumë se 620 milionë lekë të vjetra.

 

Në 15 Dhjetor, pra vetëm një ditë pasi ai u shpall zyrtarisht në kërkim nga Prokuroria Speciale, SPAK, qeveria ‘Rama’, nëpërmjet Ministrisë së Infrastrukturës, ka dorëzuar shumën e konsiderueshme në llogaritë e shoqërisë ‘Integrated Technology Waste Treatment, Fier’.

Kompania që ka fituar koncesionin e dyshimtë të landfillit dhe inceneratorit të Fierit është në pronësi 70 përqind të shoqërisë ‘Integrated Technology Service’ të Klodian Zotos.

Kompania ‘ITS’ është vendosur nën sekuestro preventive nga SPAK, si një prej personave juridikë të dyshuar për veprën penale të ‘pastrimit të parave’.

Por, aksionet e ‘ITS’-së së Zotos në koncesionin e landfillit të Fierit janë ende të lira dhe në këtë mënyrë Klodian Zoto vijon të marrë ende qindra milionë lekë publike nga të ardhurat e Shtetit.

Klodian Zoto dhe pronarja në letra e kompanisë ‘Albtek Energy’, Stela Gugallja, janë shpallur në kërkim nga Prokuroria Speciale, nën dyshimet se kanë krijuar një skemë pastrimi parash nëpërmjet kompanive që menaxhojnë impiantet e përpunimit të mbetjeve në Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Një bashkëpunëtor i afërt i Zotos dhe Gugalljas është edhe Mirel Mërtiri, për të cilin SPAK nuk ka dhënë informacion nëse është nën hetim.

Treshja Zoto-Gugallja-Mërtiri kanë krijuar një rrjet kompanish, nëpërmjet të cilave kanë fituar kontrata koncensionare për menaxhimin e mbetjeve urbane në tre prej qyteteve më të mëdha të vendit.

Fillimisht, ‘Albtek Energy’ në pronësi të Stela Gugallja fitoi kontratën koncensionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, në vitin 2014.

Dy vjet më vonë, në viti 2016, shoqëria me seli në Holandë, ‘Integrated Energy BV’, e cila kishte drejtor të parë Klodian Zoton, fitoi kontratën koncensionare për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Sharrës në Tiranë.

Një vit më pas, Klodian Zoto, nëpërmjet kompanisë ‘Integrated Technology Service’ fitoi kontratën koncensionare për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Fierit.

Zoto zotëron 70 për qind të kontratës, ndërkohë që 30 përqind janë në pronësi të një kompanie lokale, ‘Ndërtim-Montim Patos’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...