‘Pro’ vaksinës anti-Covid’/ Shehu: Detyrimi është arma e fundit e të dështuarit.I mirëkuptoj dyshuesit

Tuesday, 28 December 2021 19:01

 

‘Deputeti i PD-së Tritan Shehu, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ka komentuar vendimin e Ramës për vaksinimin me detyrim pas janarit 2022.

Shehu theksoi se është pro vaksinës kundër Covid por për sa i përket vaksinimit me detyrim, kjo ngelet për tu diskutuar.

Shehu: Kjo nuk është hera e parë që Rama ndryshon vendimin në një kohë të shkurtër nga njëri ekstrem te ekstremi tjetër, qoftë edhe një periudhë të shkurtër kohore. Kjo tregon se në Shqipëri nuk ka një strategji për tu përballur me pandeminë, nuk ka një linjë konstante të përballjes dhe kjo u duk që në shkurt të vitit 2020, ku u shfaqën shenjat e para të pandemisë.

Së pari unë jam mjek dhe e konsiderojë vaksinën, shpikjen më të madhe të njerëzimit dhe mendoj se vaksina kundër Covid është një mjet mbrojtës shumë i fuqishëm dhe efikas dhe i bëj thirrje të gjithëve që të vaksinohen. Por nga ana tjetër e detyrimit apo jo, këtu duhet të diskutojmë më gjerësisht.

Jam dakort me argumentimin e atyre që dyshojnë dhe nuk duan të vaksinohen pasi e thashë edhe vetë që shumë të panjohura rreth kësaj çështje edhe si mjek.

Koha edhe ecuria tregoi se ka shumë të panjohura pasi njerëzimi është përballur për herë të parë me këtë pandemi.

Jam shumë dakort me dyshimet. Qeveria shqiptare nuk ka asnjë platformë dhe asnjë strategji që nga shkurti 2020 është një kaos i vërtetë. Të shprehësh për mënyrën e përdorimit të vaksinave është e vështirë. Hyjnë një sërë elementësh dhe nuk mund të vendoset me një të rënë të lapsit.

Besoj se me njerëzit duhet të flasësh dhe ti bindësh. Të pranosh mendimet e ndryshme. Kjo është zotësi. Detyrimi është arma e fundit e të dështuarit. Në nje vend si Shqiëpria nuk mendoj se detyrimi pi shumë ujë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...