Basha në Dibër, Krosi: Kishte njerëz të importuar, shumica e anëtarëve të PD kundër tij

E mërkurë, 29 December 2021 18:02

 

Nënkryetari i PD-së së Dibrës dhe ish-kryebashkiaku i Peshkopisë, Ilir Krosi, në një intervistë në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, foli për takimin e Lulzim Bashës sot në Dibër.

Krosi theksoi se Basha nuk e mbushi dot sallën në Peshkopi, edhe pse kishte me vete njerëz të importuar nga Tirana e gjetkë.

Ilir Krosi vlerësoi se Lulzim Basha nuk ka me vete Dibrën dhe se ka kundër shumicën e anëtarëve të PD-së në këtë qark.

“Erdhën njerëz të importuar dhe salla nuk u mbush. Takimi ishte sajuar, duke lutur njerëzit. Strukturat e seksioneve të komunave të Dibrës nuk kishin ardhur. Ky takim ishte për të mashtruar veten dhe të tjerët. Shumica e anëtarëve të PD janë kundër tij dhe nuk e di pse nuk respekton këtë verdikt të demokratëve.

 

Ka 3-4 ditë që po bëhen telefonata, janë vënë njoftime edhe në shtylla për këtë takim të Bashës në Peshkopi. Lulzim Basha nuk e ka përkrahjen e Dibrës. Në takim ishte edhe babai i Agron Cekajt. As një e treta e anëtarësisë nuk ishte e pranishme, as 100 delegatë nuk ishin, që i bie një e dhjeta. Është kërkuar që të prishej ky lloj takimi, por ne jemi dibranë, shqiptarë e nuk u morën me të, sepse ne kemi shumicën.

Edhe në Dibër vazhdojnë historitë me bravat e dyert, por t’ua mbyllësh demokratëve dyert e partisë së vet, vetëm PD-së nuk i shërben. Një njeri që nuk ikën pasi është shkarkuar me votë masive, i bie që mos jetë demokrat e ky është Basha, e kur vepron kështu bën që demokratët të kalojnë ndoshta edhe në veprime të padëshiruara”, deklaroi Krosi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...