Komisioni i Rithemelimit i përgjigjet Bashës: E ardhmja nuk mund të jetë kurrë humbje dhe disfatë

E Enjte, 30 December 2021 20:28

 

Pas deklaratave provokuese të Bashës, të urdhëruara nga Rama, ka reaguar edhe Komisioni i Rithemelimit.

‘Sot aseti më i madh i Edi Ramës është Lulzim Brava sepse përmes tij, Rama nuk u ka vjedhur vetëm të tashmen dhe të ardhmen por mbi të gjitha shpresën!’, thuhet në reagimin e Komisionit.

 

Reagimi i plotë:

 

Në ditën e parafundit të vitit që po lëmë pas, shqiptarët dëgjuan njëri pas tjetrit buratinin e qeverisë dhe kukullën e tij që vazhdon të uzurpojë dhe për pak ditë PD në rolet e tyre 8 vjeçare.

 

Si çdo vit buratini i qeverisë që kalon nga skandali në skandal, foli për suksese imagjinare, pasojat e të cilave kanë detyruar 500 mijë shqiptarë të largohen nga vendi.

Në anën tjetër, kukulla e tij vazhdoi refrenin bajat të betejave që sapo kanë filluar dhe pas 8 vitesh humbjesh, deshtimesh dhe disfatash, u paraqitet shqiptarëve si ardhmja!

Sot aseti më i madh i Edi Ramës është Lulzim Brava sepse përmes tij, Rama nuk u ka vjedhur vetëm të tashmen dhe të ardhmen por mbi të gjitha shpresën! Arsyeja e vërtetë përse rregjimi më i korruptuar i Europës sapo ka siguruar mandatin e tretë është opozita e korruptuar e Lulzim Bravës dhe pazareve qe ai bën tash 8 vjet me sakrificat e demokratëve!

Lulzim Brava ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava!

Kjo ka marrë fund! Në ditët në vijim, demokratët do të marrin në dorë fatet e tyre duke u bërë përmbarues të vullnetit të tyre politik. Koha kur sakrificat e tyre nëpërkëmbeshin për pazaret e Lulzim Bravës kanë marrë fund. Ditët e para të Vitit te Ri do të shënojnë ndarjen përfundimtare nga pazar-humbjet dhe rikthimin e shpresës tek qytetarët dhe demokratët për një opozitë të vërtetë dhe fituese

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...