‘Të shtunën do çlirojmë bunkerin’/ Basha sheh i trembur nga kafeneja

E Enjte, 06 Janar 2022 12:01

 

Disa anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike mbërritën sërish sot në selinë e PD-së, por e gjetën përsëri derën e mbyllur.

Ndryshe nga dje, këtë herë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, po ndiqte gjithçka i trembur nga kafeneja, ku ishte ulur me disa gazetarë.

Një prej personave që nuk u futën dot në seli, Aldo Bumçi, tha se kjo sjellje i shërben vetëm Edi Ramës. Aldo Bumçi u shpreh se deri më tani Komisioni për Rithemelimin e PD-së është treguar tolerant me Bashën, pasi ka dashur të mirën e demokratëve. Ai paralajmëroi se më 8 janar do të çlirohet godina e PD-së, e cila është kthyer në një bunker.

Kurse Gent Strazimiri ironizoi me faktin se Basha del vetëm nga zyra te kafeneja poshtë.

“Nuk ka punë tjetër veçse të pijë kafe. Nëse do kishte betejë, nuk do ishte në kafe. Sot ky oborr do gumëzhinte nga demokratët. Asnjë demokrat s’duhet të kishte dilemën a do i hapet dera apo jo. Ky oborr i zbrazët, kjo godinë e mbyllur në këtë mënyrë tregon frikën nga demokratët, jo nga regjimi, me regjimin e ka grurë. Janë 44 mijë veta që duan të hyjnë në PD më datë 8. Këta thjesht kanë ndërmend ta mbajnë të zbrazët e të shkretë këtë godinë. Më datën 8 do marrin xhevapin, kjo është shtëpia e demokratëve. Kjo godinë dhe ky oborr nuk mund të rrinë të zbrazëta”, tha Strazimiri

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...