Basha u mbyll derën deputetëve, por e mban atë hapur për banditë të maskuar dhe të armatosur

E Enjte, 06 Janar 2022 16:57

 

Ajo që po bën Lulzim Basha në Partinë Demokratike është e paimagjinueshme.

I shkarkuar nga 44 mijë anëtarë në referendumin e 18 dhjetorit, deputeti Basha vazhdon të mbajë të uzurpuar selinë e demokratëve.

 

Prej disa ditësh, duke përfituar nga festat e fundvitit, e ka bunkerizuar PD-në, duke blinduar dyert.

 

 

Deputetët dhe anëtarët e PD nuk lejohen të futen brenda, por nga ana tjetër duket se bunkeri i Bashës dhe Gazit paska zyra për 'grupin e zjarrit' që rrinë në gatishmëri për të nxitur dhunë dhe provokuar.

 

Personat që shihni në foton, që është bërë brenda Partisë Demokratike, janë të gjithë të maskuar si dhe të armatosur. Fatkeqësisht PD nuk duket më si kështjellë e lirisë, por si celulë terroriste.

SYRI mëson se foto është realizuar në katin e dytë të selisë së PD, para se të shkosh te zyra e Bashës, rreth tre orë më parë. Në foto me ta është edhe pastruesja e PD, Donika.

Burime për SYRI-n bëjnë të ditur se personat në foto janë pjesë e Forcave të Armatosura të Ushtrisë që kanë qenë edhe pjesë e misioneve ushtarake në Afganistan dhe vende të tjera.

Gjithashtu, ka të dhëna që personat e rrezikshëm që ndodhen brenda selisë së PD trajtohen me ilaçe kundër depresionit si dhe janë të droguar.

Kjo foto është hedhur në rrjetin social Instagram nga Ardit Mcini, i cili është pjesëtar i FA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...