Antari i kryesise Lushnje Julian Meço nxjerr mashtrimin e deputetit te Lulit

Premte, 07 Janar 2022 12:45

 

Anëtar i Komisionit të Përkohshëm për Rithemelimin e PD-së, Genc Deromemaj ka qenë një nga të ftuasrit e mbrëmjes së sotme në emisionin “Të Vaksinuarit” në Fax News, ku ndër të tjera është folur për protestën e thirrur në datë 8 janar nga Sali Berisha.

I pyetur si do të veprohet për të hapur dyert e Selisë blu në mënyrë ‘paqësore’, Genc Deromemaj u shpreh me batutë se ai dhe Blendi (Referuar Blendi Himçit po ashtu i ftuar në emisioni) nuk merren me atë punë pasi ka ustallarë që e zgjidhin këtë gjë.

Deputeti i Lushnjes Saimir Korreshi ka qenë një tjetër i ftuar mbrëmjen e sotme në Fax Neës. Ai ka deklaruar se asnjëherë nuk ka pasur problem të hyjë në Seli, mirëpo Deromemaj e ka sfiduar duke i thënë që të shkojë nesër e të provojë nëse futet dot.

Korreshi iu përgjigj duke i thënë se shkon sa herë të dojë, dhe kur Deromemaj këmbënguli që të shkonte nesër, deputeti i tha se nuk do të harxhojë naftë për të shkuar.

Pjesë nga biseda

Kalaja: Do merrni pjesë në protestën e 8 janarit?

Korreshi: Në protestë kundër PD-së nuk marr pjesë asnjëherë.

Deromemaj: Basha është pengu i një gjëjë që na pengon ne të tregojmë veten.

Korreshi: Këto zgjedhje në Vlorë i humbe ti apo i mori Edi Rama. Të pengoi gjë Lulzim Basha për të humbur në Vlorë?

Deromemaj; Pore më pengoi.

Kalaja: Ultimatum në 8 janar. A prisni ju Lulzim Basha të largohet nga kjo protestë?

Deromemaj: Kjo lëvizje e këtyre ditëve, nuk gëzon asnjë nga ne. Na ka çuar në këtë situatë zoti Basha për fat të keq. Shpresoj shumë që të reflektojë, t’i thërrasë arsyes dhe ta gjejë zgjidhjen sa më të mirë të mundshme për PD-në. Kemi vendosur të ndjekim anëtarësinë e PD-së atë ditë deri në fund. Selia e PD-se do t’i kthehen normalitetit. Ka ustallarë për ato punë. Unë dhe Blendi nuk do merremi me atë punë. Nuk ka derë që nuk hapin demokratët.

Çupi: Komunistët e bëjnë atë punë.

Deromemaj: Nuk doja të thoja ashtu. Juve ju ngacmoi direkt.

Korreshi: Brenda në seli ka demokratë. Unë të paktën në të gjitha takimet kam qenë prezentë. Aty brenda ka demokratë që i kam parë në të gjitha protestat.

Himçi: Dje shkoi grupi parlamentard dhe i gjetën dyert e mbyllura.

Deromemaj: Të siguroj që as ti nuk futesh dot në seli. Shko nesër dhe futu. Tani të sfidoj shko nesër dhe futu.

Korreshi: Futem sa herë të dëshiroj. S’më ka ndaluar njeri asnjëherë.

Deromemaj: Të sfidoj të shkosh nesër.

Korreshi: Pse të harxhoj lekët e naftës e të shkoj.

Çupi: Në datë 8 ai ka kërcënuar për një lëvizje force, të dhunshme për të marrë selinë. E pamundur. Edhe sikur të ndodhte që këtu të mos kishte asnjë force tjetër për ta përballuar, nuk ka asnjë vlerë. Ështe institucion kushtetues, nuk është privat. Mbahet me të ardhurat tona dhe është aset kombëtar. Me vlera të mëdha për vendin. Berisha do të ketë gjysmën e atyre që kishte atë ditë. Militantët e partive janë militantë. Qytetarët kanë mendje në kokë dhe kanë interesa të tjera që ka një militant. Nuk ka interesa lufte. Ka interesa pro stabilitet. Nuk vjen njeri si skllav i Sali Berishës, që kërkon të mbrojë krimin e vet në 30 vite.

Deromemaj: Nuk ka për të ndodhur asgjë. Luftëra e gjëra harrojini. Mund të jetë dëshira juaj e brendshme.

Çupi: Ky popull nuk do të votojë për ju për 8 mijë vite. Sy për sy thua tjetër gjë. Ky popull nuk do të votojë prej jush jo prej Lulzim Bashës.

Deromemaj: Ftoj anëtarët e PD-së dhe qytetarët e lirë t’i bashkohen kësaj nisme dhe të rikthehejmë opozitën e vërtetë.

Himçi: Nuk ka demonstrim force. Shkojmë në shtëpinë tonë dhe nuk ka marrje me forcë. Kryetari i partisë është shkarkuar nga demokratët me vota.

Çupi; Ato shkelmat nga militanti juaj nuk ishin forcë?

Himçi: Ishin mbyllur dyert nga pakica.

Korreshi: Anëtarët e PD-së që konfliktohen padashje. Po shikohen njerëzit në pazar dhe ka dale pyetje me Saliun apo Lulin. Demokratët duihet të jenë bashkë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...