Eurodeputetët i drejtohen ish-kryetarit Basha me formulën: 'Deputeti Basha'

Premte, 07 Janar 2022 17:14

 

Mesazhi me shkrim që disa eurodeputetë i kanë drejtuar Lulzim Bashës sinjalizon qartë se ata nuk e shohin më Bashën si kryetar të Partisë Demokratike.

Në hyrje të letrës ata shkruajnë:

"Zotit Lulzim Basha, deputet i Parlamentit
I dashur Lulzim Basha".

Ky adresim që shihet në faksimilen e letrës anglisht të cilën e disponon Syri.net tregon se eurodeputetët jo vetëm nuk e njohin më Bashën si kryetar i PD, por edhe ia deklarojnë atij këtë gjë me shkrim.

Ky është një zhvillim i ri sepse politikanët e huaj kanë qenë deri tani të rezervuar.

Dje kanë qenë organizata e gruas dhe ajo studentore pranë PPE duke i bërë thirrje Bashës dje që të respektonte vullnetin e anëtarëve; kjo nënkuptonte largimin e tij por pa e thënë hapur.

Por refuzimi i Bashës ndaj ndërmjetësimeve dashamirëse dhe shqetësimi pas lajmeve për blindimin e dyerve dhe grumbullimin e mercenarëve në seli i ka shtyrë me sa duket eurodeputetët të flasin pa dorashka.

Siç shihet nga faksimile, e vënë në dispozicion nga persona të autorizuar në Strasburg, letra fillon me fjalët:

"Po ndjekim me shumë preokupim zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. Ne kemi mbështetur vitet e fundit qëndrimet korrekte të PD-së edhe në momente shumë të vështira siç do t'a mbani mend personalisht. Shqipëria ka nevojë tashti për...."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...