Berisha: Protesta nesër paqësore! Nuk pranojmë asnjë akt dhune. S'do preket askush

Premte, 07 Janar 2022 21:28

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha garanton se nuk do të ketë dhunë në protestën e nesërme te Partia Demokratike.

Berisha tha se dyert e hekurta do të hapen me pajisje të posaçme, ndërsa deklaroi se nuk do të preket askush nga personat që ndodhet brenda selisë së PD.

"Protestë e fuqishme paqësore. Në mënyrë kategorike nuk pranojmë asnjë akt dhune. Nëse tjetri mbyll derën e shtëpisë, çfarë më mbetet mua? Të shtyj derën. Unë po shkoj të hap dyert e shtëpisë time dhe po shkoj në mënyrë paqësore. Do përdoren mjete që hapin deyrt e hekurta. Ajo nuk është dhunë, por hapje në moral dhe në ligj e derës së shtëpisë tënde. Asnjë qime floku nuk do t'i preket kujt. Nuk shkojmë ne të cënojmë njeri aty. Ai është shkarkuar dhe po përdor milionat e plaçkitura për karrigen e tij. Ai po e mban me dhunë selinë, po e mban me banda, me mercenarë. Ata kanë kërcënuar, zëdhënësit më të afërt të tij, se do të ketë viktima. Këto fjalë s'i keni dëgjuar nga ne. Kanë thënë se pa gjak nuk e lëshojmë. Ne shkojmë paqësisht. Dyert do t'i hapim. Po i hapi Lulzim Basha, nuk përdorim asnjë mjet. Ne nuk dhunojmë kurrë asnjë punonjës, është shtëpia jonë, janë punonjës të PD ata", u shpreh Berisha.

Berisha sqaroi edhe rolin e Gjykatës:

"Ne jemi bashkë në garë, numërojmë votat, kontestojmë dhe shkojmë në gjykatë për kontestimin që kemi për votat. Gjykata ka rol vetëm në një moment, ky statut që vjen është apo jo në përputhje me Kushtetutën".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...