Berisha: Pjesëmarrja në protestë do të jetë e jashtëzakonshme. Deputetët e PD të na bashkohen

Premte, 07 Janar 2022 22:21

 

Sali Berisha u bëri sërish thirrje deputetëve të PD që t'i bashkohen protestës së demokratëve nesër përpara selisë.

Në Çim Peka Live, Berisha tha se deputetët duhet ta bëjnë këtë në shenjë mirënjohje për për anëtarësinë, të cilët kanë punuar për mandatet e tyre.

"Thirrja ime është për deputetët e PD. Janë të mirëpritur në protestën paqësore të anëtarëve të tyre. Që kanë derdhur lumenj djerse për mandatet. Nuk kjemi asgjë me asnjërin prej tyre, përveç Lulzim Bravës. PD nuk ka kryetar. PD do të ketë kryetar kur të hapet garë për kryetarin dhe dot ë zgjidhet nga anëtarësia siç është përcaktuar në statut. Ajo zyrë nuk do të jetë nesër zyra e kryetarit të PD. PD ka një komision drejtues. A do të vendosen aty 29 vetë apo do të preferojnë një sallë tjetër, nuk e di. Pjesëmarrja do të jetë nga më të mëdhatë. Ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm. Ndërtesa nesër u kthehet anëtarësisë, por dhuna nuk është e jona. Nëse na thonë bëtë dhunë se hapët dyert e shtëpisë tuaj, e kanë gabim. Ne s'po shkojmë te selia e një partie tjetër. Ne shkojmë paqësisht".

Berisha foli edhe për garën për kryetar të PD, duke pranuar se do të kandidojë.

"Cilido që të vijë në garë është i mirëpritur. I garantoj që Sali Berisha pranon çdo rezultat të një gare të ndershme".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...