Deputeti Lulzim Basha doli dje dhe akuzoi demokratët se kishin dhunuar selinë e PD-së.
Por në fakt, pamjet e medieve tregojnë të kundërtën e asaj që pretendon deputeti Basha.
Ndërsa asnjë prej njerëzve të tij nuk ka përfunduar në spital, por të gjithë të plagosurit janë nga demokratët protestues, pamjet tregojnë se si mercenarët e Bashës, kanë tentuar të hedhin edhe tavolina nga dritaret për të goditur njerëzit.
Mercenarët e Bashës nuk kanë lëshuar vetëm gaz lotsjellës dhe shkopinj ndaj demokratëve, por edhe karrige dhe sende të tjera që kanë mundur t'i lëvizin.