Pse hipe në shkallë te selia e PD? - Përgjigjja perlë që Fatmir Merkoçi i ktheu policëve

Hënë, 10 Janar 2022 09:34

 

Aktivisti i dhjetor ‘90, njeriu që mori dy plumba në trup gjatë rrëzimit të bustit të Enverit, Fatmir Merkoçi u shoqërua nga policia pas protestës së demokratëve për lirimin e selisë.

Merkoçi hipi vetë në shkallë dhe i kërkoi Lulzim Bashës të dilte nga selia, por si përgjigje mori sprajt djegës drejt fytyrë. Në polici ai është pyetur se pse e bëri një akt të tillë, kur me shkallën portative iu afrua zyrës së Bashës. Përgjigjja që Merkoçi i ka kthyer grupit hetimor është perlë.

Ja çfarë ndodhi në Komisariatin e Policisë:

 

- Zoti Fatmir Merkoci, jeni thirrur për të deponuar se çfarë donit në majë të shkallëve tek selia e PD-së?

- Zoti hetues, keni parasysh kur digjen llampat dhe perdoren shkallët për t'i ndërruar meqenëse janë lart?

- Ç'lidhje ka kjo?

- Unë u ngjita me shkallë të ndërroj Kryetarin qe rrinte në kat të dytë, se është djegur!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...