Ylli Manjani:Raporti ‘bombë’: Ndihma financiare e BE-së ndihmoi autokracinë

Tuesday, 11 Janar 2022 09:28

 

Gjykata Evropiane e Audituesve publikoi një raport shumë kritik për gjendjen e shtetit të së drejtës mes vendeve kandidate për anëtarësim në BE si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut e të tjera, ndërsa doli në përfundimin se fondet, asistenca teknike dhe presioni politik nga Brukseli mbi këto vende kanë pasur “ndikim të paktë”.

Raporti vëren se një problem madhor në këtë drejtim nuk gjendet vetëm te BE-ja por edhe në “kontekstin e vullnetit të pamjaftueshëm politik, dhe mungesës së angazhimit” nga qeveritë e këtyre vendeve dhe kjo ka bërë që mbështetja e BE-së të jetë “në përgjithësi e pamjaftueshme për të luftuar problemet në fusha të tilla si pavarësia e sistemit të drejtësisë, përqendrimi i pushtetit, ndërhyrja politike dhe korrupsioni”.

Pavarësisht burimeve të konsiderueshme financiare të investuara nga Bashkimi Evropian, qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor po bëhen gjithnjë e më autoritare, thuhet më tej.

Raportin e komentoi edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

 

"Një raport skaner i vërtetë i bërë nga Gjykata Europiane e Auditit, për drejtësinë dhe sundimin e ligjit në Ballkan. Në Shqipëri gjithashtu. Para që çuara dëm - thotë raporti. Në Ballkan, edhe Shqipëri, nuk sundon ligji për autokracia politike. Ndihma e BE u transformua në autokraci…

Nuk e di ku është Romana, Mogherini, Hahn-i, Reiner e gjithë enturazhi i palaçove që na bënin si cuba kur u thonim ekzakt këto gjëra që sot i thotë Gjykata e Auditit!!
Shpresoj ta ketë lexuar Soreca këtë raport. Shpresoj ta lexojnë edhe udhëheqësit tanë këtë raport që më kërkonin mua “të sajdisja Romanën dhe palaçot që ajo solli si ekspertë”…

Ja ku e kanë! Përfundimisht, vetëm i zoti e di ku i pikon çatia," shkruan ai.

Modifikuar më Tuesday, 11 Janar 2022 11:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...