Presidenti Meta pritet në takim nga homologu në Maqedoninë e Veriut: Ndamë bindjen mbi zhbllokimin e procesit të integrimit dhe thellimin e marrëdhënieve fqinjësore

Tuesday, 11 Janar 2022 14:37

 

Presidenti Ilir Meta zhvilloi ditën e sotme një takim nga homologu e tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Nga Presidenca bëhet me dije se gjatë bisedës së zhvilluar mes tyre Të dy Kryetarët e Shteteve vlerësuan potencialin e madh, që ekziston, për thellimin e marrëdhënieve shumë të mira fqinjësore mes vendeve tona, në të gjitha fushat, për një të ardhme më të shkëlqyer.


Duke shprehur vullnetin e palëkundur të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për mbrojtjen e vlerave euroatlantike, si dy vende anëtare të NATO-s, Presidenti Meta dhe homologu Pendarovksi, në kuadër të aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Europian,
Zbuloni formulën tonë të rritjes; formulën e gjeneratës së re
Aptaclub AlbaniaReklamë nga boost.al
Zbuloni formulën tonë të rritjes; formulën e gjeneratës së re

Përmes një postimi në rrjete sociale, presidenti Meta teksa vlerëson pritjen e ngrohtë në shtetin fqinj, thekson se u vu në dukje nevoja e zhbllokimit të procesit dhe fillimit të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, që sipas tij, do të ketë një kontribut pozitiv në prosperitetin e përgjithshëm, konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

“I nderuar nga pritja e ngrohtë e një miku të vjetër, Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z Stevo Pendarovski.

Vlerësuam potencialin e madh që ekziston, për thellimin e marrëdhënieve shumë të mira fqinjësore mes vendeve tona, në të gjitha fushat, për një të ardhme më të shkëlqyer.

Kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim, japin nismat rajonale gjithëpërfshirëse, si Procesi i Berlinit.

Në kuadër të aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ndamë bindjen mbi nevojën e zhbllokimit të procesit dhe fillimit të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, që do të ketë një kontribut pozitiv në prosperitetin e përgjithshëm, konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në këto dekadat e fundit kanë qenë jo vetëm të përkushtuar për stabilitetin e vendit, por edhe garantë të integrimit euroatlantik të saj, ndaj dhe respektimi i të gjitha lirive dhe të drejtave të tyre, sipas standardeve më të avancuara europiane, është thelbësor”, shkruan Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...