Auditi Bashkimit Europian kapi vjedhjen e Reformes dhe te fondeve te saj nga Rama.

Tuesday, 11 Janar 2022 18:08

 

700 milion euro konstatimi i gjykates se auditit te Bashkimit Europian si shifra e dhene per forcimin e ligjit dhe shtetit te se drejtes ne Ballkan ,por qe ne fakt ishte shifra e vjedhur nga diktatorucet e ketij rajoni .

Ajo qe eshte me e rendesishme per tu theksuar eshte fakti qe gardianet e financave te Bashkimit Europian nepermjet pikes me te forte, asaj financiare, konstatuan deshtimin ne menyre specifike te eksperimentit te bere ne Shqiperi, qe jo vetem reforme nuk eshte bere ne drejtesi, por eshte bere thjesht nje mega vjedhje.

Audituesit e Bashkimit Europian kanë publikuar një raport bombastik, që po bën xhiron e medieve ndërkombëtare.

Në raport thuhet se BE ka hedhur qindra miliona euro për të përmirësuar sundimin e ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor, por kjo ndihmë jo vetëm që nuk ka dhënë fryte, por ka forcuar autokratët.

Juhan Parts, personi që ka përgatitur raportin thellësisht kritik, thotë se janë shpenzuar 700 milion euro për 6 vite, por sërish kjo ndihmë nuk ka dhënë rezultate.

 

Në këto vende, përfshi Shqipërinë, problemet më të mëdha mbeten pavarësia e gjyqësorit, përqendrimi i pushtetit, ndërhyrja politike dhe korrupsioni.

 

Audituesit e BE-së thonë se problemi është se BE ka përdorur shpesh shumë karotën dhe aspak mjaftueshëm shkopin kur ka parë se investimet e saj kanë dështuar që të sjellin një ndikim në shoqëri.

“BE-ja e ka shfrytëzuar shumë rrallë mundësinë e pezullimit të ndihmës nëse një përfitues dështon të respektojë parimet themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut,” thuhet në deklaratën e audituesve.

Kujtojmë se mediat kanë akuzuar vetë Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi se ka zbukuruar situatën politike në këto vende në raportet e tij

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...