Nuk ndalen milionat/ Inceneratori i Tiranës vazhdon të marrë fonde

E mërkurë, 12 Janar 2022 10:32

 

Inceneratorët vijojnë të marrin para nga buxheti i shtetit edhe pas skandalit të fundit, i cili çoi në burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Vetëm 3 ditë para ndërrimit të viteve, kundrejt kompanisë koncensionare që ka marrë përsipër ndërtimin e landfillit dhe rehabilitimit të vend-depozitimeve ekzistuese në Tiranë janë kryer dy transferta me vlerë totale 90 milionë lekë.

Duket se hetimet e nisura nga SPAK dhe akuzat e ngritura për korrupsion, përfshirë dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, nuk kanë ndalur dhënien e parave.

Madje edhe pse së fundi në portale po publikohen të dhëna për pagesat e bëra në media me qëllim për të mos kritikuar koncesionin, nga qeveria nuk është marrë asnjë hap për të verifikuar situatën.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, inceneratori i Tiranës i ka marrë buxhetit të shtetit deri më tani 3.6 miliardë lekë.

Kompania "Integrated Energy BV SPV" që ka fituar koncensionin ka administratorë shtetasit Arjola Kodra dhe Giuseppe Ciaffaglione. Kujtojmë se kjo kompani ka fituar koncensionin me vlerë 180 milionë euro ndërkohë që kishte një kapital prej 100 milionë lekësh.

Gjithashtu sipas të dhënave të bëra publike nga Open Data, kompania që u shpall fituese për incineratorin e Tiranës u krijua 1 ditë para se të fitonte tenderin./ORA

Modifikuar më E mërkurë, 12 Janar 2022 17:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...