Tritan Shehu:Skuthat e nates nga brenda bunkerit kane perceptime te deformuara te realitetit, gje qe eshte tragjike per ata vete.

E mërkurë, 12 Janar 2022 15:50

https://youtu.be/RDydgM8yWuE
.
Por opinioni nuk mashtrohet nga ata, ai vetem qesh nga keto “vendime” komike, nul, te marra nga nje grup pa asnje tager.
Ngjarjet e fundit hodhen drite edhe mbi disa dyshime per “gabimet” e renda te Bashes prej “cadres” 2017 e deri ne fushaten e fundit elektorale.
Kulmi arriti me dorrezimin e mandateve, qe i dhuroi Rames te gjitha pushtetet.
Ne nje analize retrospektive shikon se ketu nuk kemi te bejme me nje gabim a faj, por me nje linje antiopozitare Rama-Basha.
Ndersa dhuna e eger e te shtunes nga brenda e jashte Bunkerit mbi demokratet, flet per nje urrejtje e percmim te thelle ndaj tyre prej te “ngujuarve”.
Mbasi bashkepunimi Rama-Basha i la per vite demokratet jashte cdo pushteti, i la te pa pune e te diskriminuar, te shtunen i goditi me nje dhune mizore, vetem se kerkonin te hynin ne “shtepin” e tyre.
Ajo dite tregoi psikologjine perbuzese te atyre skuthave ndaj demokrateve, te cilet e provuan edhe mbi kurriz kete te vertete te hidhur.
Megjithate Basha &Co jane vetem te shkarkuar nga funksionet e tyre e jo te perjashtuar nga grupi parlamentar e aq me pak nga PD; sepse PD nuk perjashton.
Sejcili prej tyre mund te kandidoje per cfare te desheroje kur te hapen zgjedhjet ne PD, sepse ne jemi demokrate e jo staliniste si skuthat e bunkerit.
Ai bunker duhet e do te “hapet” shpejt, edhe sepse me ata elemente radikale e anti perendimore prej brenda apo jashte vendit, qe perdor apo bashkevepron, mund te kthehet ne nje rrezik per stabilitetin.
Nqs ajo “Seli” nuk do ishte mbyllur me celik demokratet, gazetaret, qytetaret do te hynin normalisht aty pa u diskriminuar, sic ka ndodhur ne te gjithe historine tone.
Megjithate tashme gjerat po ndryshojne, opozita po ringrihet!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...