Ori Nebijaj nga resorti luksoz në Maldive: E vuajta shumë atë që ndodhi më 8 Janar

E mërkurë, 12 Janar 2022 17:18

 

Orjela Nebiaj u shfaq një ditë më parë në një video të postuar nga zyra e shtypit pranë Lulzim Bashës nga Partia Demokratike.

E mërzitur në dukje, mbështetësja e Lulzim Bashës tregoi se vuajti për trazirat që ndodhën më 8 Janar.

“Unë jam Ori Nebijaj, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike dhe një demokrate që si shumëkush tjetër e vuajti shumë atë që ndodhi me 8 janar. Një ditë fatkeqe për të gjithë demokratët që duhet ti bëjë të reflektojnë thellë se gjuha e urrejtjes qe mbillet vazhdimisht nga individë të cilët luftojnë për interesat e tyre, janë gati të sakrifikojne jetet e demokratëve pa as edhe një lloj skrupulli. Asnjë demokrat, asnje shqiptar, asnje i ri nuk mund të pranojë dhunën, asnjë formë të dhunës. Urrejtja mbjell dhunë, dhuna nuk na çon askund“, tha Nebijaj, ndërsa kamera kujdesej të fokusonte panoramën e një zyra të shkattëruar.

Dhe përmes një postimi në rrjetet sociale, pikërisht pesë ditë më parë, ajo publikoi një fotografi ku shfaqej me bikini, nga një plazh idilik.

Në postimin në Instagram, etiketoi si vendodhje një resot në Maldive, ku sipas një kërkimi në Booking, kushton 441 nata/çift.

Ndërkohë, një nga komentuesit i shkruante: Kulla po digjet, ti qenke në Maldive.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...