VIZITA NË MAQEDONI/ Presidenti Meta takim me politikanë vendas: Biseduam për marrëdhëniet mes dy vendeve

E mërkurë, 12 Janar 2022 19:34

 

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedoni ka takuar përfaqësues të ndryshëm të politikës në vend.

 

Gjatë qëndrimit të tij, ai është takuar me kryetarin e ri të komunës së Tetovës Bilall Kasami, njëherazi kryetar i Lëvizjes “Besa”.

Kreu i Shtetit shqiptar ka postuar në rrjete sociale nga takimi me Kasamin teksa i ka uruar për marrjen e detyrës së re.

“Kënaqësi të takoja Kryetarin e ri të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njëherazi kryetar i Lëvizjes ‘Besa’. I urova përzemërsisht suksese për përmbushjen e detyrës shumë të rëndësishme, në interes të prosperitetit të të gjithë qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Tetovës” – shkruan Meta.

Më herët, Presidenti Meta ka takuar dhe kryetarin e Aleanës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Meta bën të ditur se ka folur për situatën politike mes dy vendeve tona dhe ecurinë e proceseve integruese.

“Me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pata një bisedë të ngrohtë për situatën politike në vendet tona, ecurinë e proceseve integruese dhe zhvillimet në rajon. Vlerësuam se duhet të bëjmë çdo përpjekje për të mos lejuar shpopullimin e trevave shqiptare nga të rinjtë, që meritojnë të gjitha mundësitë dhe hapësirat për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në vendet e tyre” – shkruan Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...