Reagimi i Yuri Kim/ Çfarë shkoi keq me intervistën e Escobar?

E Enjte, 13 Janar 2022 10:31

 

Pas intervistës së Gabriel Escobar, duket se pritshmërite e ambasadores Yuri Kim nuk janë plotësuar për mënyrën se si e kanë lexuar mediat dhe qytetarët në rrjet. Ajo ka reaguar me stilin e Ramës duke sulmuar gati drejtpërdrejt opinionistët me një status ku thotë: Mos lexoni “Spin doktorët”, por lexojeni intervistën e Escobar duke sjellë disa momente të saj. Por çfarë shkoi keq në fakt me këtë intervistë që Kim reagoi? Megjithëse intervista në VOA me shumë se mbështetje për Bashën, ishte një “sponsorizim” për ambasadoren dhe qëndrimet e saj, ajo prapë solli disa probleme morale për vetë reputacionin e të intervistuarit dhe vetë ambasadores, pasi gazetarja e VOA ishte shterruese në pyetje dhe argumente duke bërë që Gabriel Escobar dy- tre herë të thoshte disa të vërteta. Të verteta që në fakt nuk ishin qëllimi i intervistës. Qëllimi i intervistës ishte për të përsëritur se Escobar është me Bashën dhe ka marrëdhënie të mirë me të.

Por konstatimit të gazetarese së VOA se vendimi i DASH riktheu Berishën aktiv në politikë dhe me shumë mbështetje, gjeti të papërgatitur Escobar, i cili tha se mund të jetë kështu, por nuk besoj se ka ndikim elektoral. Por gazetarja e VOA nguli këmbë se zhvillimet po tregojnë se Berisha ka shumë mbështetes. Escobar, i surprizuar nga këmbëngulja e gazetares, tha: Po, mundet. Kjo ishte “surpriza” e parë negative për Yuri Kim pasi ajo sigurisht që ka raportuar në DASH që Berisha nuk ka mbështetje. “Surpriza” e dytë negative për Kim ishte tërheqja e Escobar nga presioni me sanksione ndaj atyre që nuk mendojnë si ata. I pyetur nga VOA për Berishën dhe non grata, ai tha se nuk dua të komentoj për të dhe se nuk dua që SHBA të angazhohet në Shqipëri me sanksione. Kjo deklaratë në fakt ishte më e rënda për të gjithë rrethin e Bashës që në emër të Kim kërcënojnë me sanksione këdo që mbështet Berishën. Kjo deklaratë kishte edhe një domethenie tjetër. Pranim i faktit që sanksionet pa fakte të kthehen në bumerang dhe bëjnë efekt të kundërt. Rikthimin në politike me shumë mbështetje të sanksionuarit pa fakte

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...