Berisha: 8 janari faktoi lidhjen e Bashës me bandën e mercenarëve vrasës e trafikantë

E Enjte, 13 Janar 2022 22:19

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se tashmë asnjë vendim i Lulzim Bashës nuk ka asnjë efekt në Partinë Demokratike.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin Debat Plus, Berisha është shprehur se protesta e 8 Janarit, ka faktuar në mënyrën më unike në histori lidhjen e një politikani me një bandë mercenarësh të përbërë nga vrasës trafikantë, terroristë të markave të ndryshme.

“Lulzim Brava siç e dini ju në datën 11 dhjetor është shkarkuar me votën e 4446 delegatëve. Përveç kësaj ky vendim është ratifikuar në një Referendum të thirrur në datën 18 dhjetor. Asnjë vendim i Lulzim Bravës nuk ka asnjë efekt.

Për të gjithë ata të cilët e kuptojnë se lidhja e politikës me krimin përbën problemin numër një në Ballkan, 8 janari ka faktuar në mënyrën më unike në histori lidhjen e një politikani me një bandë mercenarësh të përbërë nga vrasës, trafikantë, terroristë të markave të ndryshme. Mos harrojmë, ata të cilët e dinë çdo të thotë lidhje e krimit me politikën panë pamjen më të shëmtuar. Lulzim Brava mbrohet në mënyrë të shëmtuar nga Garda e Republikës.

 

Në seli kishe një grup gardistësh që ruanin kriminelë, që duhet ta kishin vendin në qeli. Nëse duam të analizojmë 8 janarin, ngjarja kulmore më kriminale, e tre dekadave ishte paraqitja e një deputeti i rrethuar nga mercenarët e paguar nga ai. Atë ditë, të parët që ushtruan dhunë ndaj njerëzve ishte ky grup, por çuditërisht i pajisur me mjete policie, me pistoleta paralizuese, me shurdhuese, tymuese.

Atë ditë pati hapje dyersh, pati gjithashtu me qindra bombula gazi të hedhura drejt protestuesve paqësor. Nuk pati asnjë polic apo person të plagosur. Mbi 30 makina ishin atë ditë në selinë e PD të banditëve. Makinat, në protesta të dhunshme janë viktimat e para”, ka thënë Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...