‘30 qershori’/ Meta: Shkelje të rënda në vendimin e Kushtetueses

Premte, 14 Janar 2022 12:54

 

Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp, ku foli në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit.

Ai tha se Kushtetuesja ka kryer shkelje të rënda në vendimin e sja.

“Nuk u nxitova kur Gjykata Kushtetuese tha vendimin e saj, apo mosvendimin e saj.

Përkundër pritshmërive të larta dhe legjitime jo vetëm të popullit, por edhe të institucioneve ndërkombëtare, do të duhej të kishim një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, por ajo gjykatë nuk mori asnjë përgjegjësi.

 

Siç jeni në dijeni, kjo gjykatë ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive, duke deklaruar mungesën e juridiksionit kushtetues, ajo e la këtë çështje pa një zgjidhje përfundimtare.

Pasi u njoha zyrtarisht me vendimin e zbardhur, përmes një letre zyrtare kam kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një kopje të të gjithë dosjes gjyqësore që dokumenton çdo hap. Nga studimi i materialit voluminoz, presidenca ka konstatuar se janë kryer disa shkelje të rënda pozicionale dhe etike që cenojnë veprimtarinë e gjyqtarit. Kjo legjitimon një procedim disiplinor,” tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...