8 Janari/ Berisha: Rama mori urdhër nga Beogradi për të ndërhyrë

Saturday, 15 Janar 2022 16:04

 

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Edi Rama mori urdhër nga Beogradi për të mbrojtur Lulzim Bashën gjatë protestës së 8 Janarit.

Berisha u shpreh këtë të Shtunë se s’është problemi i një zyre apo i një ndërtesë, por është është problemi themelor i zbatimit të vendimit të shumicës ndaj pakicës që votuan. E pa këtë parim, shtoi ai, nuk ka demokraci.

“Më 8 janar, Rama faktoi në mënyrat më kriminale se ishte autor i vërtetë i pushtimit të shtëpisë sonë, të Partisë Demokratike. Nuk është problemi i një zyre, i një dnërtesë, është problemi themelor i zbatimit të vendimit të shumicës ndaj pakicës që votuan. Pa këtë parim nuk ka demokraci. Nuk ekziston dhe dhjetra mijëra demokratë shkuan për të zbatuar vendimin e tyre. Ne shkuam të hyjmë në shtëpinë tonë sipas votimit të kuvendit kombëtar”, u shpreh Berisha gjatë fjalë së mbajtur me rastin e 31-vjetorit të themelimit të PD-së në Lezhë.

“Në ato zhvillime, Edi Rama rrethoi Lul Bravën, pengun e tij jo vetëm me 8 oficerë garde me në krye komandatin e rojës së personaliteteve, por Edi Rama i pajisi ata me të gjitha mjetet e dhunës së një policie agresive. Cfarë ndodhi? E shndërroi selinë e PD në një strofull krimi e kriminelësh që vendin e ikshin në qeli e vetëm në qeli. Me 8 Janar, në një skenar të parapregatuitur ai vërsuli me kërkesa direkte nga Beogradi të faktuara hordhitë e narkobanditëve me uniformë kudnër demokratëve paqësore. Baton Saliniqi është Mugosha i ri në PS dhe Shqipëri. Se Mugosha i ri e ka marrë të faktuar 6 herë ka folur në telefon Ramën pas urdhrave që i vinin nga Beogradi, mbro Lul Bravën. Kjo është e faktuar dhe ai se mohoi dot kur ia përplasën përfaqësuesit tonë në bisedime”, theksoi Berisha.

 

“Një lojë e gjërë luhet kundër pluralizmit shqiptar, kudnër interesave të tyre. Në cdo vend të botës u them shqiotarëve që cdo njeri i lirë kur i thuhet se kanë hyrë banditët në shtëpi njofton policianë dhe kur policia është bashkë me banditët ka 2 mudënsi. Ti përvishet banditëve, apo t’ja u lërë shtëpinë atyre. Por, kjo e fundit s’mund të ndodhë. Qëllimi ishte të nxirrnim kriminelët nga shtëpia dhe ta nxirnin nga zyra butësisht pengun e turpshëm Lulzim Bravën”, shtoi Berisha.

Projekti te selia e PD

“Gjithë ai sulm ndaj demokratëve helmesh toksike, pluhërash toksike të pregatitura nga trafikantë dhe vrasës në seli kishin si qëlim vjedhjen dhe vetëm vjedhjen, mos e harroni këtë. Doli parku i katër hajdutëve që duhej nërtuar te selia e PD, hajdut Ramës, hajdut Bravës, hajdut Fushës dhe hajdut Velisë. Ky është shkaku kryesor pse Rama kërkon të mbajë peng shtëpinë e lirisë, shtëpinë e demokratëve”, u shpreh Berisha.

Bastet

“Mësova nga dy miq të mi para dy javësh se se kur ndodhi vrasja në bllok pas saj Rama vendos ndalimin e basteve, po të kujt ishin bastet? Bastet ishin të Lul Bravës dhe Brava i dërgon të dërguarin special Dushanin në Prishtinë, hajde vrap dhe më zgjidh problemin. Këtë ja u ka thënë Rama direkt dy personave dhe u thotë se në Qipro 50 përqind i pronarit të kompanisë ishte Lul Brava me emrin e të shoqes. E kuptoni se kush na ka drejtue”, tha ai.

“Protestat vijojnë”

Ish-kryeministri përfundoi se lëvizja për të rikthyer pluralizmin do të vijojë.

“Duhet të jemi të gatshëm për protesta më të fuqishme se ajo e 8 janarit. Axhenda jonë është liria dhe vetëm liria,”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...