Dr. Luan Topçiu dekorohet me gradën e lartë Kalorës për Merita Kulturore nga Presidenti i Rumanisë

Saturday, 15 Janar 2022 19:43

 

Më 13 janar, dita e lindjes së poetit kombëtar të Rumanisë, Mihai Eminescu, e cila është dhe Dita Kombëtare e Kulturës Rumune, Presidenti i Rumanisë, Klaus Werner Iohannis, dekoroi shtatë personalitete në fushën e kulturës dhe të artit. Ceremonia e dhënies së dekoratave u zhvillua në Pallatin Presidencial Cotroceni në Bukuresht, në sallën qëndrore të ceremonive.
Ndër të dekoruarit ishte edhe studiuesi, kritiku letrar dhe përkthyesi shqiptar Dr. Luan Topçiu, i cili u dekorua me Urdhrin “Merita Kulturore”, me gradën Kalorës, me motiviacionin “Në shenjë vlerësimi për talentin letrar dhe kontributet e rëndësishme në promovimin e kulturës dhe qytetërimit rumun”.
Ndër të dekoruarit ndodheshin edhe personalitete të njohura botërisht, siç është kompozitori, interpretuesi dhe dirigjenti i mirënjohur, Gheorghe Zamfir, akademiku Mircia Dumitrescu etj.
Në ceremoninë e dekorimit, presidenti Klaus Iohannis deklaroi se: “Dita Kombëtare e Kulturës Rumune është edhe një rast që shoqëria rumune të shprehë mirënjohjen e saj ndaj kontributit të artistëve bashkëkohorë për pasurimin e thesarit të kulturës rumune. Ne shprehim mirënjohjen tonë për rolin e personaliteteve kulturore rumune në modernizimin dhe demokratizimin e Rumanisë, për aderimin në vlerat europiane Perëndimore... Në këtë kontekst, ju keni marrë përsipër, përmes aktivitetit dhe veprës suaj, misionin për të pasuruar kulturën rumune dhe për ta promovuar ballë botës mbarë.”

Të pranishëm në këtë eveniment ishin Ministri i Arsimit të Rumanisë: Prof. Dr. Sorin-Mihai Cîmpeanu, Ministri i Kulturës, Lucian Romascanu, Nënkryetari i Akademisë së Shkencave të Rumanisë, Akademik Victor Voicu, këshilltari për kulturën pranë presidentit rumun, Sergiu Nistor, Presidenti i Institutit të Kulturës Rumune, Liviu Sebastian Jicman si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit rumun.
Lajmi është transmetuar nga të gjitha kanalet televizive më të rëndësishme dhe nga mass-media rumune.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...