Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha është pritur me protesta sot nga demokratët e Fierit.
Mësohet se dhjetëra demokratë kanë brohoritur “Basha ik”.
Ndërkohë në protestë ka pasur edhe tensione dhe ka ndërhyrë policia.
Mbështetësit e Bashës kanë provokuar demokratët në protestë, duke krijuar dhe tensione.
Pas kësaj, policia ka vendosur të marrë në mbrojtje Lulzim Bashën e duke vendosur 2 kordonë për sigurinë e tij