Berisha: Shkodranët i treguan botës se Shqipëria nuk do mbetej Kuba e Adriatikut

Diel, 16 Janar 2022 12:32

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha duke folur gjatë takimit madhështor me qytetarët shkodranë, është shprehur se Shkodra mbajti në këmbë vokacionin perëndimor të kombit shqiptar.

‘Udhëtimin drejt Shkodrës e kam më emocional, më frymëzues sepse Shkodra dhe shkodranët janë frymëzim dhe vetëm frymëzim.

Në trojet shqiptare nuk ka një kështjellë të dytë si Rozafa, që qëndron e pamposhtur për lirinë e shqiptarëve.

Rozafa dallon nga të gjitha kështjellat e tjera. Ajo kishte gjeneralë e prijës, por kryeprijës kishte qytetarët e Shkodrës.

Askush në Europë nuk ka paguar me gjak, ka harxhuar mijëra vite në burg si qytetarët shkodranë.

Shkodra në të gjitha kohërat mbeti kryeura e kombit me perëndimin, ruajti vokacionin perëndimor të kombit shqiptar.

Sot mblidhemi në 32 vjetorin e protestës së parë të fuqishme anti-komuniste, 14 janarin, me të cilën qytetarët e Shkodrës çliruan qytetin dhe detyruan regjimin të tërheqë bustin e diktatorit më gjakatar, Stalin.

Një demonstratë ky qytetarët i thanë botës se Shqipëria nuk do të mbetet Kuba e Adriatikut. Shkodran do të paguante me gjakun e djemve të saj në 2 prill, vendosjen e pluralizmit. Shpirti i tyre u bë dritë për shqiptarët’, tha gjatë fjalës së tij, Sali Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...