Berisha: Mos keni mëdyshje, selinë e PD do ta çlirojmë nga bandat

Diel, 16 Janar 2022 13:06

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha duke folur gjatë takimit madhështor me qytetarët shkodranë, u shpreh se selia e demokratëve do të çlirohet pa asnjë mëdyshje, nga bandat dhe blindet e turpshme.

Berisha tha se demokratët në 8 janar kërkonin të nxirrnin nga shtëpia e tyre, bandidët e armatosur.

‘Demokratët në datën 8 janar nuk kërkonin asgjë tjetër veç atë që do bënte çdo qytetar i lirë, të nxirrnin banditët dhe bandën nga shtëpia e tyre.

Kush është ai qytetarë që nuk kërkon të largojë banditët nga shtëpia.

Ne atë seli do ta çlirojmë nga bandat dhe blindet e turpshme. Mos keni mëdyshje, kurrë ne nuk japim pluralizmin, demokracinë, PD-në, nuk shkelmojmë mbi interesat e Shqipërisë.

Ju ftoj nga kjo ditë flakën, dritën e këtij revolucioni ta çojmë në çdo votër të shqiptarëve dhe të rikthejmë edhe njëherë fitoren plebishitare të vitit 1992’, - tha lideri historik i demokratëve Sali Berisha gjatë takimit në Shkodër

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...