“Në Fier je “non grata”, demokratët e presin me protesta Bashën

Diel, 16 Janar 2022 14:45

 

“Në Fier je non grata” është një nga pankartat që mbajnë në duar demokratët, në protestën që po zhvillojnë pranë Teatrit Bylis, atje ku Lulzim Basha pritet të mbajë një takim.

Disa dhjetra anëtarë të PD kanë preferuar të mblidhen para godinës ku do të mbahet takimi i Bashës, ndërsa po protestojnë kundër ti.

Ndërkohë në një tjetër pankartë i kujtohet Bashës vendimi i Kuvendit të 11 dhjetorit ku ai u shkarkua si Kryetar i PD me mbi 4400 vota delegatësh, por edhe ai i referendumit të 18 dhjetorit, ku kundër Lulzim Bashës votuan rreth 44 mijë demokratë, anëtarë të Partisë Demokratike.

Protestuesit janë vendosur në trotuarin përballë Teatrit Bylis, ndërsa në hyrje të godinës, ndodhen disa qytetarë, që janë në pritje të takimit me Bashën.

“Sa dru dhe helme kam ngrënë në 8 janar nga njerëzit që bante Lulzim Basha në seli dhe nga Policia e Edi Ramës, nuk i kam ngrënë as në Greqi, ku kam qëndruar 22 vite”, tha një nga demokratët protestues.

 

Në protestën kundër Bashës raportohet se janë pothuajse 90 % e drejtuesve të strukturave të bazës së PD nga kryetarë e sekretarë seksionesh dhe grupseksionesh, deri te anëtarët e thjeshtë.

“Ai është i shkarkuar, duhet të iki një orë e më parë, ose të votohet përballë Sali Berishës dhe të shikojmë sa vota merr. Ai është aleati i Edvin Vuçiçit”, tha një tjetër protestues.

“Basha ik, shporru, je i shkarkuar”, janë disa nga thirrjet që demokratët protestues kanë hedhur ndaj Lulzim Bashës. Ndërkohë policia ka marrë masa sigurie, duke qenë e pranishme në zonë, me qëllim shmangien e incidenteve

Modifikuar më Diel, 16 Janar 2022 14:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...