Paratë e drogës “kapin” ekonominë/ Manjani vë alarmin, politika po shitet dhe blihet

Hënë, 17 Janar 2022 10:27

 

“Droga more drogaaaaaaa”. Kështu shkruan ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në rrjete sociale, ndërsa jep alarmin për këtë fenomen.

Sipas Manjanit, e keqja më e madhe që na ka kapluar të gjithëve si shoqëri është droga.

“Tashmë droga është çështje e shoqërisë. Jo thjesht e disa trafikantëve apo përdoruesve të saj. E gjithë shoqëria shqiptare është e prekur nga kjo e keqe.

Droga vret!

Vret përdoruesin e trafikantin, por vret edhe një shoqëri të tërë që bashkjeton me ngjarje të rënda vrasjesh të rinjsh e të rejash. Dhe shoqëria që varros rininë dhe pjesën tjetër të saj e çon jashtë për ta shpëtuar, quhet e vdekur.

Droga është iluzion!

Iluzion për përdoruesit, iluzion për ata që bëjnë para me këtë gjë por është iluzion për gjithë shoqërinë që bashkjeton me këtë fenomen. Një shoqëri që gëzon se po ndërtohen kulla dhe ndërkohë jeton në informalitet, dmth pasiguri, është e gjitha në iluzionin se vendi po zhvillohet.

Është një iluzion i patrajtuar që çon shumë kollaj në depression”, shkruan Manjani.

I njëjti është ndalur dhe tek përdorimi i parave të drogës në ekononomi.

“Droga nuk është liri! Përkundrazi është varësi. Përdoruesit në rritje janë të varur por e gjithë shoqëria informale varet nga droga. Duhen para që të furnizohen kanalet informale. Kjo para informale vret çdo liri, por edhe çdo nismë të lirë për bisnes.

Droga nuk bën ekonomi!

 

Në shoqërinë informale konkurrenca është thellësisht e pandershme. Mund të kesh ide biznesi dhe pak para për ta filluar atë, por të thy n’mes një anonim që sdi ku të çojë paratë. Ky i fundit paguan më shumë, vajos më mirë korrupsionin dhe ecën.

Droga nuk lejon as ligj e as shtet!

Kudo ku lulzon droga shteti dhe ligji nuk vlejnë. Kjo e bën shoqërinë vulnerabël ndaj çdo akti dhune. Për pasojë shoqëria hesht. Shet lirinë për të blerë sigurinë.

Ligji e shteti i shërbejnë drogës. Droga sjell vetëm pushtet/sundim”, shhkruan më tej Manjani.

LEXO EDHE: Ekonomia amerikane tkurret 4.8% në tremujorin e parë
Ish ministri, ndër të tjerë shkruan se aty ku droga është biznes kombëtar, pushteti është ekstremisht i fortë.

“Politika shitet e blihet. Opozitat janë fiktive. Pushteti lejon shtimin e drogës që të shtojë iluzionin bollëkut dhe të qënit mirë. Shoqëria nën këtë iluzion voton pushtetin. Dhe kështu mbyllet rrethi vicioz. A nuk jemi dhe ne në këtë derexhe?!

Droga është fatkeqësia jonë më e madhe. Vrasësja e heshtur e një shoqërie.

Kam keqardhje ulëritëse sa herë shoh që shoqëria shqiptare e sotme nuk e sheh këtë fenomen si të keqen më të madhe që e ka kapluar.

Padyshim qeveria dhe politika që e bën këtë gjë është më e keqja e mundshme. Por disi shoqëria duhet të reagojë që të ndahet pushteti e politika (përfshi opozitën) e keqe nga shoqëria. Nëse nuk e bën këtë ndarje shoqëria bashkjeton me të.

Bashkjetesa me këtë të keqe të madhe është mbytëse e çdo fije shprese.

Nuk është asgjë tjetër më e keqe se droga dhe bashkjetesa me të”, përfundon reagimin Manjani./CNA.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...