A po kërkoni zgjedhje të pjesshme për shkak të Bashës? Meta: Po ta dëgjosh duket optimist, por…

Hënë, 17 Janar 2022 21:29

 

Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, u pyet se a po kërkon zgjedhje të pjesshme për shkak të Bashës.

Meta theksoi se nuk ka asnjë punë me Bashën, duke shtuar se ai duket optimist, por vështirë se është i tillë.

 

Pyetje: Me veprimin tuaj pas 8 janarit duket se po ndikoni tek kriza e PD duke e detyruar të marrë një vendim nëse do të hyjë në zgjedhje apo jo.?

 

Meta: Dakord, po nëse do e merrja një vendim të tillë në shtator apo tetor, a do ndikoja? Po njësoj ishin rrethanat, PD në krizë ishte apo jo? Kjo a i shërben atyre qytetarëve të cilët duan të kenë një kryetar bashkie të përcaktuar prej tyre dhe jo të emëruar? Kryetari i bashkisë ka peshën kryesore. Çfarë të bëjmë ne tani? T’i lëmë kështu pafundësisht.

 

Pyetje: Ose mund të thuhet se për inat të Bashës?

Meta: Po ç’punë kam unë me Bashën, përse duhet ta kem inat me të, pse nuk e bëj për inat të dikujt tjetër. Ky është perceptim i gabuar e para. E dyta po të dëgjoj Bashën, ai vetëm fiton nga kjo me optimizmin që ka.

Pyetje: Nëse Basha ju thotë se nuk është gati për zgjedhje?

Meta: Le të thonë si të duan, të dalin qytetarë apo kandidatë të pavarur. Më kanë kërkuar të shpall datë për zgjedhje të pjesshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...