Përjashtimi i Berishës/ Yuri Kim mohon të ketë detyruar Bashën: E mori vetë vendimin

E mërkurë, 19 Janar 2022 22:10

 

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka mohuar të ketë detyruar Lulzim Bashën që të përjashtojë nga grupi parlamentar i PD, liderin historik Sali Berisha.

Kim tha në 'Now' me Erla Mëhillin në Euronews se vendimin e mori vetë Lulzim Basha.

"Një nga gjërat që vë re këtu në Shqipëri është që ka një tendencë për të folur mbi kush detyroi kë, kush sabotoi kë, kush është peng, kush është kukull, kush është blerë, kush është shitur".

Pjesë nga intervista

Erla Mëhilli: E qartë. Z. Basha e ka bërë të qartë se u detyrua nga SHBA dhe ju për ta marrë këtë vendim. A është e vërtetë kjo? E detyruat ju dhe a duhet të funksionojë kështu demokracia?
Ambasadorja Kim: Një nga gjërat që vë re këtu në Shqipëri është që ka një tendencë për të folur mbi kush detyroi kë, kush sabotoi kë, kush është peng, kush është kukull, kush është blerë, kush është shitur. Shiko, jemi të gjithë të rritur. Marrim vendime ose duhet të marrim vendime bazuar në informacion, bazuar në gjykimin tonë më të mirë. Ne i ofruam Z. Basha, siç bëjmë publikisht, informacion lidhur me çfarë do të thotë përcaktimi dhe cilat janë pasojat. Dhe, besoj se bazuar mbi atë informacion, Z. Basha dhe të tjerët morën vendimin e tyre

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...