Thirrja e Metës nga Shkodra: Merrni pjesë në zgjedhjet e 6 marsit

E Enjte, 20 Janar 2022 14:16

 

Presidenti Ilir Meta ka folur nga qyteti i Shkodrës pas dekretimit të datës 6 mars për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit.

Kreu i shtetit u ka bërë apel të gjithë aktorëve politikë që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mos bojkotojnë.

“Problemet me të cilat ndeshet vendi ynë prej kohësh kanë të bëjnë me respektimin që duhet të kemi të gjithë ndaj institucionit të votës së lirë, si qytetarë dhe si anëtarë të forcave të ndryshme politke e shumë pasoja kanë ardhur edhe për shkak të bojkoteve në të kaluarën. Aktorët politikë të gjithë të dëshmojnë reflektimin e duhur dhe t'i shërbejnë një procesi shembullor që do jenë në vëmendjen e institicioneve që kanë bërë vërejtje për standartet e zgjedhjeve”.

Kreu i shtetit tha se nuk donte t’i jepte përgjigje reagimit që bëri një ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. “Trekëndëshi i Bermudës vijon të takohet”, ishte komenti i Gazment Bardhit pas takimit të Metës me kreun e mazhorancës në Kuvend, Taulant Balla, për datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

“Nuk dua të bëj replika as serioze dhe as gazmore, është një moment i rëndësishëm për të rindërtuar për të rivendosur për të rehabilituar insitucionin e votës së lirë në vend. Nuk janë zgjedhje kombëtare apo të përgjithshme vendore, por është një proces që përfshin disa nga bashkitë më kryesore të vendit dhe në aspektin gjeografik shtrihet nga Thethi deri në Lushnje”, tha Meta.

Meta foli dhe për vendimin e parlamentit për shkarkimin e tij dhe vendimin që pritet të Gjykatës Kushtetuese. Nga Shkodra, Meta tha se vendimi ishte një farsë jashtë afateve dhe jashtë gjithë logjikës Kushtetuese dhe se kaq mjafton për të pasur një atmosferë tepër optimiste

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...