Berisha: Ata që më shpallën ”non-grata” janë bërë meme. Sekretari i Shtetit lëndoi nderin tim me shpifje

E Enjte, 20 Janar 2022 22:12

 

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ata që arritën të lobojnë në mënyrën më korruptive për shpalljen e tij ”non-grata” pa asnjë fakt, sot janë bërë meme. Në një intervistë për emisionin “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Berisha nënvizon se u shpall pa pasur asnjë problem personal, pasi kërkoi shpalljen ”non-grata” të Sorosit në Parlament dhe forumet ndërkombëtare.

 

”Ata që arritën të lobojnë në mënyrën më korruptive për shpalljen time ”non-grata” pa asnjë fakt, sa tani është bërë meme, “fakte kemi po nuk i themi”. Në këtë kontekst duhet të shkojmë te rrënjët e problemit. U shpalla ”non-grata” duke mos pasur asnjë problem personal, se kërkova shpalljen ”non-grata” të Sorosit në Parlament dhe forume ndërkombëtare. Kam kërkuar që SHBA-ja të ndalonte me ligj veprimtarinë e tij në vendet e Evropës Lindore”.

Po ashtu Berisha thekson se Sekretari i Shtetit lëndoi nderin e tij me shpifje. ”Jam njeriu që kam hyrë më shumë se kushdo tjetër ndoshta nga zyrtarët e rajonit në zyrën e Sekretarit të Shtetit, njeriu i cili ka kërkuar dhe ka gjetur mbështetje dhe ndihmë për gjëra jashtëzakonisht të rëndësishme, por asgjë nuk justifikonte cënimin pa asnjë bazë të dinjitetit tim".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...