Në kërkim nga SPAK, qeveria i paguan 150 milionë lekë kompanisë së Klodian Zotos

Premte, 21 Janar 2022 19:43

 

Qeveria e Edi Rames vijon të paguajë miliona leke kompanisë së sekuestruar nga SPAK “Integrated Technology Service”, e Klodian Zotos.

Edhe pse është në arrati, nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, Klodian Zoto ka marrë këtë të enjte nga Ministria e Infrastruktuës, 150 milionë lekë të vjetra.

Ditën e Enjte, në 20 Janar 2022, qeveria, nëpërmjet Ministrisë së Infrastrukturës, ka paguar 150 milionë lekë të vjetra për shoqërinë “Integrated Technology Service”, e cila është nën sekuestro me urdhër të Gjykatës Kundër Korrupsionit.

Sipas të dhënave të Thesarit të Shtetit, pagesa është kryer në kuadër të shërbimeve që kompania kryesore e Klodian Zotos po jep për ndërtimin e landfillit të Sherishtës, në qytetin e Vlorës. Në qershor të vitit 2020, kompania “Integrated Technology Service”, së bashku me një kompani italiane, u shpallën fitues të një tenderi të zhvilluar tërësisht në errësirë për ndërtimin e landfillit të mbeturinave në qytetin bregdetar jugor.

Fondet për ndërtimin e këtij landfilli, në vlerë rreth 10 milionë euro, janë siguruar nga qeveria shqiptare nëpërmjet një kredi të bankës gjermane, KFV. Tenderi është zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Mbetjeve, e cila në kohën e procedurave drejtohej nga Alqi Bllako, sot deputetet i Partisë Socialiste dhe i cilësuar si një prej personazheve kyç në aferën e inceneratorëve.

Për zhvillimin e tenderit të landfillit të Sherishtës nuk ka pasur asnjë të dhënë publike nga autoritetet shqiptare. Deri më tani, “Integrated Technology Service” e Zotos ka përfituar rreth 1.5 miliardë lekë të vjetra për ndërtimin e landfillit të Vlorës.

Pagesa e kryer në mesin e kësaj jave është e para që përfiton kompania e Klodian Zotos, pasi ai u shpall në kërkim, në mesin e Dhjetorit 2021. Zoto, së bashku me bashkëpunëtoren e tij, Stela Gugallja, dyshohen për veprat penale të pastrimit të parave dhe korrupsionit aktiv në procedurat për koncensionin e inceneratorit të Elbasanit.

Ndaj tyre ka një urdhër arresti në fuqi, ndërkohë që dyshja Zoto-Gugallja janë në arrati. Kryeministri Edi Rama, i pyetur më herët nga media lidhur me vijimin e pagesave për “klanin e inceneratorëve”, u deklarua i sigurt se do të vijonin të paguheshin qindra milionë lekë të shqiptarëve për Zoton, Gugalljan dhe bashkëpunëtorët e tjerë të tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...