Lazarati vazhdon i izoluar/ Tritan Shehu jep alarmin

Diel, 23 Janar 2022 11:07

 

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka dhënë alarmin shembja e urës mbi Drino ka izoluar banorët e Lazaratit.

Sipas tij , një situatë e tillë është paralajmëruar më herët, por askush nuk ka reaguar

“Diskriminimi nuk ka fund, Lazarati vazhdon i izoluar.

Një gjendje kjo e paralajmëruar dhe e para-prirë nga të tjera shkatërrime e lënë pa zgjidhje.

Shembja e urës mbi Drino bllokon krejtësisht ata banorë, bagëtinë e tyre, lidhjet me fushën e tokat bujqësore, lëvizjet normale.

Edhe ajo pak infrastrukturë e vjetër e primitive, larg standarteve, në vend që të përmirësohet, rinovohet, lihet të degradojë plotësisht.

 

Aktualisht nuk ka asnjë urë lidhëse, megjithëse aty kalojnë dy rrjedhje lumore”, shkruan Shehu në rrjete sociale.

Sipas tij, kjo jo vetëm shkatërron ekonominë, por rrezikon rëndë dhe jetën e banorëve, kur edhe viktimat nuk kanë munguar në kohë, si pasojë e gjendjes katastrofale aty.

“Këta banorë fisnikë të lënë pa punë, ky fshat vlerash e traditash i lënë pa kujdes, pa përmirësim a ndërtim infrastrukturë, tashmë është venë në pozita edhe më të vështira për mbijetesë.

Qëllimi diabolik i këtij regjimi është vetëm t’i detyrojë ata të largohen.

Një politikë dhe një hakmarje patologjike kjo ndaj atyre banorëve të kulturuar, të pa lëkundur në parimet e tyre për punë, drejtësi, demokraci dhe ndershmëri.

Vetëm të bashkuar në një opozitë të fortë do të mund të përballojmë këtë regjim anti vlerash”, shkruan më tej Shehu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...