OLIGARKU i Ri me 10 miliardë lekë / Lulzim Basha do shtojë pasurinë me 4.7 milionë euro nga taksat e shqiptarëve

Diel, 23 Janar 2022 18:51

 

Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha do përfitojë rreth 4.7 milionë euro, para të cilat vijnë direkt nga taksat e shqiptarëve.

Një burim pranë familjes së Lulzim Bashës i tha CNA.al, se pas fatkeqësisë në familje, largimit nga jeta të vjehrrit të zotit Basha, disa ditë më parë tashmë do përgatiten të gjitha dokumentet ligjore të trashëgimisë të Xhaferr Isufit, babait të Aurelës bashkëshortes të Lulit.

Shuma që Basha dhe bashkëshortja e tij do përfitojnë është të paktën 4.7 milionë euro, pa futur këtu dhe pasuritë e tjera të trashëguara apo vlerat monetare të disponuara.

Sipas Kodit Civil shqiptar nga neni 316 deri në nenin 418 sqarohet me detaje trashëgimia. E në rast se zoti Isufi ka lënë testament, sërish Lulzim Basha përfiton, pasi ai ka hapësirë “Rezervën Ligjore” për shkak të vajzave të mitura.

Një ekspert tjetër ligjor i tha CNA.al se vlera prej 14 milionë euro e përfituar në gjykatën e Strasburgut, nga i ndjeri Xhaferr Isufi, ende nuk është paguar nga qeveria dhe në momentet që kjo shumë do lëvrohet sipas ligjeve të shtetit shqiptar i kalon bashkëshortes dhe dy femijëve, përkatësisht nga rreth 4.7 milionë euro.

 

Kjo shumë parash duhet të paguhet nga Thesari i Shtetit nga taksat e shqiptarëve. Shuma pritet të çojë pasurinë e Lulzim Bashës në vlera marramendëse që mund të kapin vlerën 9 milionë dollarë ose 10 miliardë lekë. Basha aktualisht ka pasuri të deklaruar gati 2 miliardë lekë. Me taksat e shqiptarëve të trashëguara nga gjyqet e vjehrrit, Lulzim Basha shumë shpejt do jetë oligarku më i ri i Shqipërisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...