Nesho: Rusët po provokojnë në Ukrainë, Kievi e ka të rëndësishme mbrojtjen nga Amerika

Diel, 23 Janar 2022 22:06

 

Diplomati Agim Nesho, në një intervistë me Skype me moderatoren Eneida Ndoci në Syri Tv, ka komentuar konfliktin e mundshëm mes Rusisë dhe Ukrainës.

Nesho thekson se rusët janë duke provokuar në Ukrainë. Ai shton se Kievi e ka të rëndësishme mbrojtjen nga Perëndimi.

“Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë është iniciuar nga Moska. Lidhja me Rusinë është e rëndësishme për Europën. Rusët janë duke provokuar në Ukrainë. Ukraina e ka të nevojshme që SHBA ta mbrojë atë. Rusia mund ta dojë Ukrainën, që të ketë disa porte në shtetin ukrainas. Por, Rusia nuk duhet të harrojë se nuk është më Bashkimi Sovjetik. Rusia kërkon të ndryshojë edhe regjimin në Ukrainë, që të vendosë qeveri kukull dhe të bashkëveprojë më pas me këtë qeveri kukull që më herët ta ketë vendosur vetë.

Rusia e ka në interesin e vet edhe Ballkanin, për ta kthyer në zonë influence në raport me Perëndimin. Rusia e ka pasur përherë Ukrainën si një vend, ku sipas tyre, shteti ukrainas, Bjellorusia e në disa republika të tjera, ka nisur shteti rus. Rusia kërkon të ketë influencë në disa ish-republika të BS-së. Perëndimi ka interes, sepse shprehet se popujt zgjedhin në mënyrë të lirë”, deklaroi Nesho

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...