Duka i shokuar: Në shtëpi gruaja dhe djali! Kamerat kapën autorin

Tuesday, 25 Janar 2022 08:34

 

Presidenti i FSHF-së Armando Duka ka reaguar për herë të parë për SYRI-n, pas vendosjes së tritolit në banesën e tij në Durrës.

Duka është dukur i shokuar nga kjo ngjarje e rëndë dhe ka theksuar se autori i vendosjes së tritolit është kapur nga kamerat e sigurisë.

 

Duka: Nuk kam mundësi të bëj deklaratë tani. E ka dëgjuar gjithë Durrësi që më kanë vënë dinamit te dera e shtëpisë. Në shtëpi kanë qenë familja, gruaja, djali. Fatmirësisht nuk kanë mbetur të lënduar. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, porta ka dalë jashtë përdorimit. Kemi pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi ku hapet dhe mbyllet porta.

 

 

Përgjigjes së Veliajt për këtë rast se sipas tij ky është një filëm, Duka i është përgjigjur se Veliaj është mësuar me filma.

 

Duka: Po ç’lidhje ka me filmat e Veliaj, ai është i mësuar me filma.

Në një lidhje direke me Çim Peka Live në SYRI TV, Duka uron që kjo ngjarje të mos jetë e organizuar nga personat me pushtet, pasi sipas tij, nëse do ishte e tillë do ishte shumë e rëndë jo për të dhe familjen e tij por për të gjithë Shqipërinë.

Peka: A jeni shantazhuar për të dhënë dorëheqje?

Duka: Nuk më zhantazhon njeri mua. Nuk dua ta lidh me atë ngjajre pasi është shumë e rëndë, jo për mua por për gjithë Shqipërinë.

Pyetjes së ndalimi i delegatave nga ana e policisë është i qëllimshme, Duka i’u përgjigj se duhet të hetojnë ato që kanë dhënë urdhër për ndalimin e tyre pasi nuk bëhet pa urdhër

Modifikuar më Tuesday, 25 Janar 2022 08:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...