Meta: A votoi Fiona Papajorgji apo ndonjë anëtar tjetër i Kushtetueses më 30 qershor?

E mërkurë, 26 Janar 2022 12:02

 

Me anë të një letre zyrtare drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelit, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Fjona Papajorgji dhe anëtarë të tjerë të kësaj gjykate që mund të jenë përfshirë në shkelje të rënda profesionale dhe etike lidhur me vendimmarrjen e tyre për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ndër të tjera Meta pyet nëse Papajorgji apo ndonjë anëtar tjetër i trupës gjyqësore ka marrë pjesë në procesin e votimeve të 30 qershorit 2019, a bie kjo ndesh me pozicionin e tyre.

 

“Një pyetje tjetër shumë e rëndësishme që Kolegji i Posaçëm i Apelimit, duhet ta zbardhë përmes një hetimi disiplinor të thelluar dhe që duhet t’i marrë shpjegime zonjës Fiona Papajorgji dhe gjithë trupës gjyqësore kushtetuese është:

 

 

A ka marrë pjesë dhe a ka votuar zonja Fiona Papajorgji apo ndonjë anëtar tjetër i trupës gjyqësore në procesin e votimeve të 30 qershorit 2019?

 

Nëse po, gjyqtarët që kanë marrë pjesë dhe kanë votuar në 30 qershor 2019, a kanë qenë në një situatë të papajtueshmërisë së ushtrimit të funksionit që sipas nenit 36 pika 1/b, ç, i detyronte ata që të hiqnin dorë nga shqyrtimi i kësaj çështje?

Nëse një gjyqtar Kushtetues, ka shkuar dhe ka votuar në votimet e 30 qershorit 2019, si mund të ishte ai një gjyqtar objektiv, i paanshëm për të shqyrtuar atikushtetutshmërinë e këtij procesi votimesh?!”, - shkruan të tjera Meta në letrën drejtuar Komisionit të Posaçëm të Apelimit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...