Berisha: Rama tejkaloi Ramiz Alinë duke marrrë peng opozitën. Vendimet e Bashës, të paligjshme

E mërkurë, 26 Janar 2022 17:15

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha iu bashkua festimeve me demokratët e Patosit në kuadër të për 31-vjetorit të themelimit të degës së PD.

Berisha iu referua situatës në PD dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka marrë peng opozitën, duke tejkaluar edhe Ramiz Alinë në vitin 1991.

 

Vendimet e Bashës, tha Berisha, janë të gjitha të paligjshme, duke iu referuar vendimit të Kuvendit të 11 dhjetorit dhe Rerefendumit të datës 18, që e shkarkuan Lulzim Bashën nga kryetar i PD.

 

 

"Sot Edi Rama ka pushtet më shumë se Ramiz Alia në vitin 1991. Kalonim nëpër fshatra, na gjuanin me gurë ish-komunistët, u rrëzua busti dhe morën armët që të sulmonim, por nuk bëri kush përpjekje për të na marrë peng. Ne qëndruam në këmbë të pamposhtur, drejtuam opozitën e vërtetë dhe ecëm drejt fitores. Ndërsa sot Edi Rama tejkalon baballarët e tij bllokmenë, merr peng opozitën me dosje krimi dhe afera korruptive. Kjo është një mynxyrë për vendin. Por kjo është një thirrje ndërgjegjje për çdo demokrat, të ngrihemi në një mision të madh të pamposhtur. Kauza jonë është e drejtë. Dhe do të triumfojë sepse ne besojmë në këtë kauzë. Ne jemi të angazhuar në një revolucion paqësor, të cilin nuk ka forcë në botë që ta ndalë.

 

Shqipëria këtë vit u tejkaloia edhe 6 vende të tjera në luftën kundër korrupsionit. Sepse qeveritarët në Shqipëri vjedhin dhe vetë vjedhin. Sepse nuk lejojnë zgjedhje, morën peng edhe opozitën. Imagjinoni, Edi Rama nuk bën zgjedhje që nga viti 2009 në PS. Ktheni pak sytë te Lulzim Brava, çfarë zgjedhjesh bën ai? Ju thotë demokratëve në antiKuvendin e tij marrin pjesë 5004 delegatë, kur salla kishte 1958 karrige. Mos harroni se ato janë vota, janë mandate, vendime të gjitha të paligjshme. Edi Rama dhe Lulzim Brava janë në garë se si të shtypin votën e lirë dhe liritë tuaja".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...