'Je i shkarkuar'/ Demokratët e Korçës presin me protesta Bashën, dhunohen nga mercenarët dhe policia

E mërkurë, 26 Janar 2022 19:35

 

Deputeti Lulzim Basha u prit me protesta nga demokratët e Korçës, të cilët i kërkuan largimin. Mercenarët e Bashës, goditën dhe fyen demokratët të cilët po bënin një protestë paqësore ndërsa policia shoqëroi dy aktivistë të PD, mbështetës të liderit historik, Sali Berisha.

Demokratët e Korçës, e kanë pritur me protesta, kryetarin e shkarkuar të PD-së Lulzim Bashën. Me pankarta në duar, demokratët e Korçës, kanë kërkuar largimin e deputetit Lulzim Basha, të cilin e quajtën tradhtar.

Demokratët e Korçës, kanë shpërthyer në akuza edhe ndaj deputetit Ervin Salianji ndërsa denoncuan faktin se Basha e ka mbushur sërish sallën, me qytetarë që kanë ardhur nga rrethet e tjera.

Mbështetësit e Bashës, kanë ushtruar dhunë, ndaj mbështetesve të Partisë Demokratike.

Protesta paqësore është kthyer në një arenë e beteje, pasi mercenarët e Bashës goditën me gurë dhe sende të tjera, demokratët

Si në të gjitha takimit, Lulzim Basha, u mbrojt me policinë e Edi Ramës.

Forcat e policisë së Korçës dhe ato Shqiponja, u vënë në dispozicion të mbrojtjes së Lulzim Bashës, i cili e ka të pamundur t'i takojë demokratët, pa ndihmën e uniformave blu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...